Kjo rregullore e privatësisë përcakton parimet dhe fushëveprimin e përpunimit të të dhënave tuaja personale, të drejtat tuaja si dhe obligimet tona si Kontrollues. Me masat teknike dhe organizative moderne, ne angazhohemi që të sigurojmë një nivel të lartë mbrojtjeje për të dhënat personale që përpunojmë për t’i mbrojtur ato nga qasja e paautorizuar.
Kontrolluesi i të dhënave është
LPP SA me zyrën e saj të regjistruar në Gdańsk, ul. Łąkowa 39/44, i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjykatës, i mbajtur nga Gjykata e Qarkut Gdańsk-Północ në Gdańsk, Divizioni i 7-të Tregtar i Regjistrit Kombëtar të Gjykatave (KRS), sipas KRS nr. 0000000778, me kapital aksionar në vlerë prej 3,710,380 PLN (plotësisht të paguara), REGON (Numri i Regjistrit Kombëtar të Biznesit) 190852164 dhe NIP (ID Tatimore)) 583-10-14-898 (në tekstin e mëtejmë: “LPP”).
Kontraktimi me Inspektorin e Mbrojtjes së të Dhënave (në tekstin e mëtejmë: DPI) për çështjet që kanë të bëjnë me të dhënat personale:
Ju mund të raportoni çdo shqetësim ose të paraqisni një kërkesë në lidhje me të dhënat tuaja personale duke zgjedhur mënyrën që ju përshtatet më shumë:
- përmes e-mail adresës vijuese: dataprivacy@lpp.com,
- përmes postës në adresën vijuese: LPP SA ul. Łąkowa 39/44, 80-769 Gdańsk.
Qëllimi i përpunimit
Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale me qëllim të:
- ruajtjes së marrëdhënieve biznesore,
- sigurimit të rrjedhës së informacionit në lidhje me operacionet e kompanisë,
- realizimin e komunikimit në lidhje me operacionet e kompanisë në kanalet zyrtare të kompanisë në mediat sociale,
- mbarëvajtja e aktiviteteve për të promovuar kompaninë dhe markat e nërlidhura me kompaninë,
- dhënies së përgjigjeve ndaj mesazheve që na dërgoni në adresat e postës elektronike të destinuara për kontakt dhe përmes rrjeteve sociale,
- sigurimit të shfaqjes së saktë së përmbajtjes në faqen e internetit,
- kontrollit dhe analizës e trafikut të faqes në internet.
Baza ligjore për përpunim
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja në bazë të interesit legjitim të LPP-së për të optimizuar operacionet e saj të biznesit, duke përfshirë promovimin e aktiviteteve të kompanisë (marketing direkt), i cili është i nevojshëm për zhvillimin e duhur të biznesit të saj.
Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja rezulton nga neni 6(1)(f) i Rregullores (BE) 2016/679 së Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 27 Prill 2016 mbi mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe mbi lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave dhe shfuqizimin e Direktivës 95/46/KE.
Lloji i të dhënave
Duke vizituar faqen tonë të internetit, ne mund të përpunojmë informacione rreth jush, duke përfshirë:
- informacion në lidhje me pajisjen që po përdorni,
- shteti nga i cili vizitoni faqen tonë të internetit,
- koha e kërkesës suaj,
- URL-ja e faqes së internetit që keni vizituar më parë nëse keni ardhur tek ne nga një webfaqe tjetër,
- IP adresën nga e cila është bërë kërkesa.
- pozitat e punës që ju keni shikuar do të cilësohen si pozita të punës të cilat ju i keni shikuar në makinerinë e kërkimit të vendosur në uebfaqe;
Nëse ju komunikoni me ne nëpërmjet email adresave ose rrjeteve sociale, ne mund të përpunojmë të dhënat që na jepni, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
- emrin dhe mbiemrin,
- e-mail adresën (e-mail),
- numrin e telefonit,
- pozitën e punës.
Informacion në lidhje me të drejtat tuaja
Të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale janë si më poshtë:
- Ju mund të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale në çdo kohë – pa dhënë arsye. Kundërshtimi mund të lidhet me qëllimin e përpunimit që keni paraqitur. Kundërshtimi nuk do të ndikojë në aktivitetet e kryera deri më sot.
- Ju mund të kërkoni që të dhënat tuaja të fshihen, pa dhënë arsye. Kërkesa për të fshirë të dhënat tuaja nuk do të ndikoj në aktivitetet e kryera deri më sot.
- Ju mund të kërkoni që LPP të kufizoj përpunimin e të dhënave tuaja personale, qoftë për një periudhë të caktuar ose brenda një fushëveprimi të caktuar. Kjo kërkesë nuk do të ndikojë në aktivitetet e kryera deri më sot.
- Ju mund të kërkoni që të dhënat tuaja personale të korrigjohen ose rregullohen.
- Ju mund të kërkoni që të dhënat tuaja personale të mbajtura nga LPP të transferohen te një subjekt tjetër. Për këtë qëllim, ju lutem na kontaktoni duke treguar emrin dhe adresën e subjektit në të cilin do ti transferojmë të dhënat tuaja dhe qëllimin e tyre; domethënë, cilat nga të dhënat tuaja do ti transferojmë. Transferimi do të bëhet në mënyrë elektronike pasi të keni konfirmuar këtë kërkesë. Kërkesa duhet të konfirmohet për të mbajtur të dhënat tuaja të sigurta dhe për t’u siguruar që kërkesa vjen nga një person i autorizuar.
- Nëse dëshironi, ju mund të kërkoni informacion mbi shkallën e përpunimit të të dhënave tuaja personale nga ana jonë.
- Ju keni të drejtë të paraqitni ankesë tek Kryetari i Zyrës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ju do të kontaktoheni nga ana jonë brenda një muaji lidhur me masat që kemi ndërmarrë që nga paraqitja kërkesës.
Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave personale
Ne përpunojmë të dhënat personale për periudhën:
- e pranisë suaj në faqen e internetit dhe për periudhën kohore të ruajtjes së cookie-ve të përdorura nga faqja e internetit që vizitoni në pajisjen tuaj – mund të gjeni periudhën e ruajtjes së cooki-ve në Listën e Cookie-ve,
- e nevojshme për korrespondencë në rast se na kontaktoni me e-mail,
- e kryerjes së hulumtimit statistikor – derisa të paraqisni një kundërshtim efektiv,
- ndjekjen e kërkesave ose të mbrojtjes së kërkesave – deri në skadimin e afatit në lidhje me një kërkesë të caktuar që rezulton nga dispozitat ligjore.
Besimi i përpunimit të të dhënave
Ne ua besojmë të dhënat tuaja personale, në masën e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve të specifikuara, subjekteve që bashkëpunojnë me ne dhe kompanive që i përkasin grupit të kapitalit LPP. Për të siguruar komoditetin tuaj në përdorimin e faqes së internetit, ne mund t’u ofrojmë të dhënat tuaja gjithashtu kompanive që na ofrojnë shërbime IT, shërbime analitike (p.sh. në lidhje me përgatitjen e një oferte të personalizuar ose segmentimin e përdoruesit), ofruesve të shërbimeve cloud (p.sh. përmes përdorimi i softuerit të vendosur në serverët e ofruesve). Ju mund të gjeni një listë të partnerëve tanë të besuar të cilëve ne ua transferojmë ose ua besojmë të dhënat personale KËTU .
Të dhënat tuaja personale, me përjashtim të qëllimeve të treguara në Rregulloren e Privatësisë, nuk do të ndahen me palë të treta ose subjekte të tjera. Prandaj, nuk do të merrni përmbajtje promocionale përveç përmbajtjes tonë. Ne nuk ofrojmë shërbime promovuese për palët e treta.
Ne sigurojmë përpunimin e sigurt të të dhënave tuaja personale duke përdorur masa teknike dhe organizative efektive dhe të përshtatura siç duhet.
Transferimi i të dhënave jashtë EEA
Si pjesë e përdorimit nga ana e Kontrolluesit të mjeteve që mbështesin operacionet e tij të përditshme të ofruara, për shembull, nga Google, të dhënat tuaja personale mund të transferohen në një vend jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ose një vend tjetër në të cilin një subjekt që bashkëpunon me të mban mjete për përpunimin e të dhënave personale në bashkëpunim me kontrolluesin. Mbrojtja adekuate e të dhënave personale të përpunuara jashtë EEA-së garantohet nga përdorimi i marrëveshjeve të jashtme të përpunimit të të dhënave bazuar në klauzola standarde kontraktuale që plotësojnë kërkesat e GDPR-së.
Cookies
Cookies janë njësi të vogla tekstuale që përmbajnë të dhëna IT të cilat lejojnë, ndër të tjera, funksionimin e duhur të Faqes së internetit. Ato ruhen në pajisjet tuaja shfrytëzuese. Këto cookie lejojnë faqen e internetit të njohë pajisjen tuaj dhe të rregulloj pamjen e saj sipas preferencave tuaja. Cookies janë të nevojshme në mënyrë që ju të mund të përdorni të gjitha funksionalitetet pa ndërprerje. Këto cookie na informojnë për aktivitetin tuaj në faqen e internetit, por nuk lejojnë identifikimin tuaj të plotë. Cookies mund të përdoren, ndër të tjera, për qëllimet e:
- përshtatjes së faqes së internetit sipas preferencave tuaja dhe duke optimizuar përdorimin e faqeve të internetit,
- krijimin e statistikave që na ndihmojnë të kuptojmë se si e përdorni faqen tonë të internetit,
- ruajtjen e sesionit tuaj,
- realizimin e aktiviteteve që synojnë promovimin e kompanisë dhe markave të lidhura me kompaninë.
Më shumë rreth cooki-ve KËTU .
Informacione për profilin e LPP-së në rrjetet sociale
Ne kemi profile në rrjetet sociale: Facebook, Instagram, YouTube, Linkedin (në tekstin e mëtejmë “rrjetet sociale”), ku publikojmë lajme për biznesin tonë. Administratorët e rrjeteve sociale regjistrojnë vetëvetiu sjelljen tuaj duke përdorur cookies ose teknologji të ngjashme, përfshirë sa herë që ndërveproni me profilet tona. Shtrirja dhe qëllimet e plota të përpunimit të të dhënave personale në rrjetet sociale përcaktohen nga administratorët e tyre.
Kur vizitoni profilet tona, ne kemi qasje në statistikat e përgjithshme mbi informacionin në lidhje me interesat dhe demografinë tuaj (si mosha, gjinia, rajoni) të krijuara nga administratorët e rrjeteve sociale. Si pjesë e funksionimit të këtyre profileve, ne jemi plotësisht përgjegjës për funksionimin e këtyre profileve, përmbajtjen e postuar atje, informacionin e publikuar nga vetë përdoruesit, përfshirë mesazhet private, dhe komunikimin në rrjetet sociale të treguara.
Facebook dhe Instagram administrohen nga Meta Platforms, Inc. e Kalifornisë, SHBA-ve dhe Meta Platforms Ireland Ltd.
YouTube administrohet nga Google Inc.
Linkedin administrohet nga LinkedIn Ireland Unlimited Company me bazë në Irlandë, Linkedin Corporation, me qendër në Kaliforni, SHBA.
Nëse keni një llogari në një faqe të caktuar të rrjetit social, ne kemi qasje në informacionin tuaj të caktuar si publik, në të njëjtën bazë si përdoruesit e tjerë të asaj faqeje.
Kur vizitoni profilin tonë, administratori i rrjetit social përdor cookies dhe teknologji të tjera të ngjashme për të monitoruar sjelljen dhe veprimet tuaja. Ky informacion mblidhet, ndër të tjera, me qëllim të krijimit të statistikave të faqes. Statistikat përmbajnë vetëm të dhëna statistikore anonime për përdoruesit që vizitojnë profilin dhe nuk është e mundur që ato të lidhen me një person specifik. Ne nuk kemi qasje në të dhënat personale të përdorura nga faqet e rrjeteve sociale për qëllime të përgatitjes, ndër të tjera, të statistikave të faqeve të internetit.
Falë statistikave të faqes së internetit të krijuara nga rrjeti social, ne kemi informacion se si i përdorni profilet tona dhe cilat nga përmbajtjet e publikuara janë më të njohura. Me këtë informacion, ne përmirësojmë profilet tona duke përshtatur më saktë përmbajtjen e publikuar me interesat dhe shijet tuaja. Subjekti përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja për qëllimin e gjenerimit të statistikave të faqes së internetit është administratori i secilit prej rrjeteve sociale të lartpërmendura. Prandaj, çdo kontrollues është i detyruar t’ju informoj për çdo çështje që lidhet me përpunimin e të dhënave tuaja personale me qëllim të krijimit të statistikave të faqes dhe për mundësinë e ushtrimit të të drejtave tuaja të privatësisë sipas legjislacionit në fuqi.
Mund të gjeni më shumë informacion mbi mbrojtjen e të dhënave në lidhje me prodhimin e statistikave të faqes në internet dhe mundësinë e përdorimit të tyre drejtpërdrejt në ndërveprimet tuaja me rrjetet sociale në:
- Instagram – https://privacycenter.instagram.com/policy
- YouTube – https://policies.google.com/privacy
- Linkedin – https://pl.linkedin.com/legal/privacy-policy
Meta pixel
Faqet tona përfshijnë Meta Pixel, në mënyrë që të shfaqen informacione, duke përfshirë video, që promovojnë aktivitetet dhe shërbimet tona bazuar në përmbajtjen që ju intereson kur vizitoni rrjetin social Facebook ose faqe të tjera që përdorin gjithashtu këtë mjet. Transferimi i të dhënave na mundëson gjithashtu të matim efektivitetin e reklamave të personalizuara dhe të krijojmë raporte për përmbajtjen e tyre. Të dhënat e mbledhura janë anonime, ne nuk mbledhim informacion në lidhje me identitetin e përdoruesit. Të dhënat ruhen dhe përpunohen nga Facebook, në mënyrë që të jetë e mundur një lidhje me profilin përkatës të përdoruesit. Facebook i përdor këto të dhëna për qëllime reklamimi. Më shumë informacion mbi mbrojtjen e privatësisë mund të gjeni në Facebook: https://www.facebook.com/about/privacy/ . Ju mund ta çaktivizoni vetë funksionin e rimarketingut “Audiencat e personalizuara” në zonën e cilësimeve të reklamave. Për këtë duhet të jeni të kyçur në Facebook.
Deklarata e mbrojtjes së të dhënave të Google Analytics
Faqet tona të internetit përdorin mekanizmat analitikë të shërbimeve të internetit të Google Inc. (“Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA”): Google Analytics dhe Google Tag Manager. Google Analytics dhe Google Tag Manager përdorin cookies për të analizuar përdorimin e faqeve të internetit. Informacioni i mbledhur nga cookies transferohet në serverët e Google të vendosur në SHBA dhe arkivohet.
Nëse anonimizimi i IP-së aktivizohet kur përdorni faqen tonë të internetit, IP adresa juaj do të shkurtohet nga Google. Kjo vlen për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera të listuara në Marrëveshjen për Zonën Ekonomike Evropiane. Vetëm në raste të jashtëzakonshme IP adresa e plotë dërgohet në një server të Google në SHBA dhe shkurtohet atje. Në këtë mënyrë, funksioni i anonimizimit të IP adresës aktivizohet në faqen tonë të internetit.
Me kërkesë të operatorit të faqes së internetit, Google përdor informacionin e mbledhur për të analizuar trafikun e faqes në internet, për të përgatitur raporte mbi përdorimin e faqes në internet dhe shërbime të tjera që lidhen me përdorimin e faqes në internet. Adresa IP e dhënë nga shfletuesi juaj si pjesë e Google Analytics nuk ruhet me të dhëna të tjera të Google.
Ne përdorim Google Analytics për të analizuar përdorimin e faqes sonë të internetit në mënyrë që të optimizojmë përmbajtjen e paraqitur në faqen tonë të internetit.
Tërheqja nga mjetet e marketingut
Ju mund të menaxhoni cilësimet e cookies në shfletuesin tuaj të internetit. Zgjedhja juaj mund të ndikojë në përdorimin e plotë të të gjitha veçorive të faqes në internet. Ju mund të bllokoni ruajtjen e të dhënave të mbledhura nga cookies në përdorimin tuaj të faqes së internetit (përfshirë adresën tuaj IP) dhe dërgimin e të dhënave të tilla në Google, si dhe transmetimin e të dhënave të tilla nga Google, duke shkarkuar dhe instaluar plug-in në dispozicion në: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=en .
Nëse nuk dëshironi të merrni mesazhe të personalizuara për kompaninë tonë, mund të aplikoni zgjidhjet e mëposhtme:
- bëni cilësimet e duhura në shfletuesin tuaj duke hequr dorë nga cookie-t e palëve të treta; për më shumë informacion, shihni cookie policy,
- çaktivizoni cookie-t për Ndjekjen e Konvertimeve, dmth vendoseni shfletuesin tuaj që të bllokoj cookies nga domeni “www.googleadservices.com” , https://www.google.de/settings/ads , këto cilësime do të fshihen pasi të fshihen cookies;
- kryeni një çaktivizim të përhershëm në shfletuesin tuaj Firefox, Internet Explorer ose Google Chrome në https://www.google.com/settings/ads/plugin . Megjithatë, ju lutemi kini parasysh se kjo mund të kufizojë funksionalitetin e faqes sonë të internetit.
- kryeni çaktivizimin e funksionit të rimarketimit në Facebook në zonën e cilësimeve të reklamave. Për ta bërë këtë, duhet të regjistroheni në Facebook.
Më shumë informacion mbi rregulloren e privatësisë së Google ofrohet këtu: https://policies.google.com/privacy?hl=en.
Ndryshime në Rregulloren e Privatësisë
Shërbimet dhe funksionet në faqen e internetit janë subjekt i ndryshimit, që do të thotë se ne mund të bëjmë modifikime në rregulloren e privatësisë në të ardhmen. Ne do të shpallim versionet e reja të dokumentit në faqen e internetit.