LPP është një kompani ndërkombëtare e modës që u mundëson klientëve të saj të shprehin individualitetin e tyre në modë për më shumë se 30 vjet. Në përbërjen e saj, LPP ka 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, dhe secila prej tyre është dizajnuar për grupe të ndryshme konsumatorësh që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme. Forca më e madhe lëvizëse e kompanisë janë punonjësit tanë që janë mbi 30,000 njerëz ambiciozë, të cilët punojnë në të gjithë Evropën, Azinë dhe Afrikën.
Koleksionet tona janë të paraqitura në mbi 2,200 sallone shitjeje në gati 40 vende, dhe së shpejti do të hapim edhe sallonet e para të shitjes në Kosovë dhe Shqipëri.
Si një kompani që mbulon pjesë të ndryshme të botës, jemi të njohur për ndërtimin e një mjedisi pune kreativ dhe pozitiv që respekton ndryshimet në ekipet tona. Vlerat tona janë udhërrëfyesi ynë dhe theksimi i individualitetit dhe përkushtimi ndaj asaj që bëjmë na bën unikë.