Cookies Policy

POLITIKA E COOKIES 

Ne përdorim “cookies” ose teknologji të ngjashme për mbledhjen e informacionit mbi shfletuesin që përdorni duke ju mundësuar komoditet dhe siguri kur vizitoni uebfaqen tonë. Gjithashtu, ju ofrojmë informacion mbi cookies që përdoren nga ne, si p.sh. “banner cookie” të cilat mundësojnë të përzgjidhni preferencat tuaja. Ne e respektojmë privatësinë tuaj dhe për këtë arsye, ju në çdo moment, mund të bëni ndryshime në cilësimet e cookies, pasi shumica e shfletuesve të internetit ju lejojnë t’i shikoni, t’i fshini dhe t’i menaxhoni ato. Për më shumë informacion, ju lutemi të vizitoni: Rregulloren e privatësisë, Listën e cookies dhe Listën e partnerëve të besuar. 

Çfarë janë cookies? 

Cookies janë skedarë të vegjël tekstualë që dërgohen nga serveri dhe ruhen në pajisje terminale (p.sh. kompjuter, smartphone). Ato ruajnë informacione, si dhe të dhëna analitike dhe statistikore të nevojshme për funksionimin e duhur të uebfaqes në lidhje me aktivitetin e kompanisë, rrjedhën e komunikimit, menaxhimin e marrëdhënieve të biznesit dhe përshtatjen e saj sipas preferencave. Cookies nuk ndikojnë dhe as ndryshojnë konfigurimin e pajisjes shfrytëzuese. Në varësi të llojit të tyre, ato fshihen kur shfletuesi mbyllet (skedarët e sesionit) ose ruhen në pajisje për një periudhë të caktuar kohe (skedarët e përhershëm). Cookies ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve tona. 

Cilat teknologji cookies përdoren nga ne? 

Uebfaqja jone përdor teknologji që ruan të dhënat në pajisjen tuaj terminale për qëllime funksionale, analitike dhe promovuese që sigurojnë funksionimin e duhur të uebfaqes së Kompanisë sonë. Uebfaqja mund të përdorë funksione të ngjashme me cookies (p.sh. ruajtja lokale). Informacioni i paraqitur këtu u referohet po këtyre teknologjive, të cilat mund të bashkëpunojnë me cookies, të mbledhin dhe të ruajnë të dhëna duke synuar ofrimin e qasjes në funksione ose shërbime të caktuara për një shfletim sa më komod të përmbajtjes së uebfaqes sonë. 

Kush preket nga teknologjia e quajtur cookies? 

Teknologjia e cookies (ose një funksionalitet i ngjashëm me të) përdoret sa herë që vizitoni uebfaqen tonë. Skedarët ruhen në pajisjen tuaj në mënyrë të tillë që varen nga preferencat dhe cilësimet e pajisjes suaj, p.sh. cilësimet e shfletuesit. 

A i ruajnë cookies të dhënat personale? 

Informacioni i ruajtur nuk përmban të dhëna personale me të cilat mund të identifikoheni drejtpërdrejtë. Një pjesë e këtij informacioni, në lidhje me të dhënat e marra si rezultat i rrjedhjes së informacionit për aktivitetet e kompanisë, mbajtjen e marrëdhënieve të biznesit, promovimin e shërbimeve dhe komunikimit, mund të kthehen në të dhëna personale. Prandaj, zbatohen dispozitat e Rregullores së Privatësisë përsa i përket të Dhënave Personale, në veçanti të drejtat e subjektit të të dhënave. Ju mund të gjeni një listë të partnerëve të besuar që kanë qasje në cookies ose që vendosin vetë cookies në emrin tone, të disponueshëm në Listën e Partnerëve të Besuar. 

Për çfarë përdoren cookies? 

Cookies janë thelbësore për përdorimin e duhur dhe funksional të uebfaqes së kompanisë. Për këtë arsye, informacioni i ruajtur përfshin: 

  • shfaqjen dhe shikimin e përmbajtjes në një kontekst të kufizuar, 
  • lundrim në uebfaqe, duke lexuar komunikime të lidhura ngushtë me natyrën dhe profilin e aktiviteteve të Kompanisë, 
  • qasje në përmbajtje rreth menaxhimit të marrëdhënieve të biznesit, 
  • optimizim dhe efikasitet të përmbajtjes së shfaqur, 
  • aktivizim i përmbajtjes dinamike (ngarkimi i tekstit ose imazhit të animuar), 
  • mundësimi i mbrojtjes dhe sigurisë. 

Ju nuk duhet të jepni pëlqimin tuaj për përdorimin e cookies thelbësore. Cookies thelbësore ruhen si parazgjedhje, duke mundësuar shfaqjen e përmbajtjes specifike ose ofrimin e shërbimit të kërkuar nga përdoruesi. 

Për t’ju ofruar një përvojë sa më të rehatshme dhe më të sigurt gjatë shfletimit të uebfaqes sonë, cookies funksionale dhe të personalizuara ruajnë informacione që përfshijnë: 

  1. zgjedhjen e cilësimeve tuaja, 
  1. ruajtjen e preferencave tuaja, 
  1. identifikimin e përdoruesit rreth përmbajtjes së shfaqur sipas preferencave përkatëse. 

 

Cookies analitike ruajnë informacione në lidhje me përdorimin tuaj të uebfaqes. Ato na lejojnë të përmirësojmë shërbimet dhe përmbajtjen e paraqitur për t’ju ofruar një përdorim sa më efikas të uebfaqes sonë. Sistemet analitike mbledhin informacionin e mëposhtëm: 

  • analiza dhe matja e të dhënave për vizitat në uebfaqe, 
  • analiza për të vlerësuar popullaritetin e uebfaqes, 
  • informacion në lidhje me aktivitetet tuaja në uebfaqe (trafiku), 
  • historia e shfletimit të uebfaqes, 
  • koha e kaluar në uebfaqe, 
  • informacion teknik në lidhje me llojin e shfletuesit tuaj dhe adresën IP. 

Cookies Promovuese përdoren për të paraqitur dhe shfaqur përmbajtjen që i referohet promovimit të shërbimeve tona dhe marketingut në përputhje me profilin e biznesit të kompanisë. Ne i ruajmë ato me qëllim që: 

shfaqja e përmbajtjes, si video dhe reklama, të bazohet në interesat tuaja në këtë uebfaqe, si dhe të tjera të menaxhuara nga ne, gjithashtu, dhe në uebfaqet e palëve të treta, duke përfshirë rrjetet sociale. 

Herë pas here, ne mund të përdorim cookies për t’ju shfaqur informacione mbi biznesin tonë në platformat online të palëve të treta, në pronësi të partnerëve tanë të besuar. 

Pëlqimi juaj do të kërkohet për përdorimin e cookies funksionale, analitike dhe promovuese. 

Fshirja e cookies 

Automatikisht, shfletuesit e faqes ose softuerët e tjerë të instaluar në kompjuterin e përdoruesit ose në çdo pajisje tjetër të lidhur me rrjetin, lejojnë vendosjen e llojeve të caktuara të cookies në to. Si pjesë e cilësimeve tuaja të privatësisë, në çdo kohë, ju mund të bllokoni ose fshini cookies të personalizuara nga dyqani ynë online ose nga partnerët tanë sipas ndryshimeve të realizuara në cilësimet e shfletuesit.  Metoda e bllokimit / fshirjes së cookies të personalizuara do të ndryshoj në varësi të shfletuesit të internetit që ju përdorni. Mund të gjeni informacione se si të fshini cookies duke përdorur opsionin: “Ndihmë” në shfletuesin e zgjedhur të faqes. Për shembull, në Internet Explorer, cookies mund të modifikohen nëpërmjet: Mjetet ->> Opsionet e Internetit ->> Privatësia; në Mozilla Firefox: Mjetet ->> Opsionet ->> Privatësia; dhe në Google Chrome: Cilësimet ->> Shfaq cilësimet e avancuara ->> Privatësia ->> Cilësimet e përmbajtjes ->> Cookies. 

Më poshtë, do të gjeni linqe me shfletuesit e uebfaqeve (si të modifikoni cilësimet e tyre në pajisjen tuaj shfrytëzuese): 

Chrome  

(https://support.google.com/chrome/answer/95647?co=GENIE.Platform%3DDesktop&hl=pl  

Internet Explorer 

(https://support.microsoft.com/pl-pl/help/278835/how -to-delete-cookie-files-in-in-internet-explorer )
 

Firefox   

(https://support.mozilla.org/pl/kb/usuwanie-ciasteczek-i-danych-stron-firefox?redirectlocale=pl&redirectslug=usuwanie-ciasteczek  

Opera ( https://help.opera.com/pl/latest/ web-preferences/#cookies  

Microsoft Edge  

(https://support.microsoft.com/pl-pl/microsoft-edge/wy%C5%9Bwietlanie-i-usuwanie-historii-przegl%C4%85darki-w-programie-microsoft-edge-00cf7943-a9e1-975a- a33d-ac10ce454ca4  

Safari (https://support.apple.com/pl-pl/guide/safari/sfri11471/mac ) 

Për informacion të mëtejshëm se si të menaxhoni cookies në telefonin tuaj celular ose në ndonjë pajisje tjetër celulare, ju lutemi referojuni manualit të përdoruesit për telefonin celuar ose pajisje të ngjashme. 

Ju lutemi kini parasysh se ruajtja e cookies ka për qëllim që t’ju ofrojë qasje sa më të saktë dhe të pandërprerë në përdorimin e uebfaqes sonë, dhe t’ju mundësojë të shikoni lehtësisht të gjithë përmbajtjen dje komunikimet, ose video,të cilat ndihmojnë në rrjedhshmërinë sa më të qetë dhe efiçente të gjithë informacionit që ka lidhje me aktivitetet e kompanisë sonë. 

Fshirja e cookies nuk është e njëjtë me fshirjen e të dhënave personale nga Kontrolluesi i të Dhënave Personale të marra nëpërmjet tyre (cookies).