Kariera juaj në LPP

Po mendoni për punën tuaj të ëndrrave?

Bashkohuni me ekipin e LPP-së. LPP është një Kompani Polake e modës dhe ka në përbërjen e saj 5 marka të veshjeve: Reserved, Cropp, House, Mohito dhe Sinsay. Secila prej tyre është dizejnuar për grupe të ndryshme konsumatorësh që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme. Koleksionet tona janë të paraqitura në mbi,2,275 dyqane shitjeje në më shumë se 40 vende dhe me mbi 43,000 punonjes përfshirë agjencitë e punësimit të përkohshëm në të gjithë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Tani po hapemi edhe në Shqipëri.

Në LPP, ne besojmë në ndershmëri dhe optimizëm. Nuk kërkojmë thjesht punonjës, por njerëz të gatshëm të bëhen pjesë e një ekipi ku mund të shprehen lirshëm. Njerëz që kërkojnë një vend ku mund të punojnë me miq, dhe që dëshirojnë marrëdhënie të bazuara në besim, kulturë të dhënies së feedback-ut dhe kalimin e kohës së bashku.

Për më shumë se 30 vjet, kemi ndërtuar nga e para kompaninë më të madhe të modës në Evropën Qendrore.

Vazhdimisht po përmirësojmë ofertën tonë dhe e përshtatim atë me pritshmëritë e ndryshueshme të klientëve. Po rrisim disponueshmërinë e koleksioneve tona përmes zgjerimit të rrjetit të dyqaneve fizike (duke rritur sipërfaqen tregtare vit pas viti) dhe dyqaneve online.

Po zhvillohemi në frymën e konceptit omnichannel, që të sigurojmë që klientët tanë të kenë qasje të plotë në produktet tona, pavarësisht kanaleve të shitjes. Po ashtu, vazhdojmë të përballemi me sfidat e botës që na rrethojnë, si në kontekstin teknologjik, ashtu edhe në atë mjedisor. Për të realizuar këtë plan zhvillimi për vitet në vijim, strategjinë tonë e kemi mbështetur në tre shtylla: modelin omnichannel, digjitalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ne krijojmë grupe që janë një përzierje talentesh – personalitete të spikatura dhe të plotësuara. Nga moda, tek omnichannel, logjistika dhe teknologjitë e reja. Aftësitë tona, vendosmëria dhe hapësira për të mësuar na lejojnë të zbulojmë mundësi të reja çdo ditë. Bëhu pjesë e LPP dhe punoni në një vend ku vlerësojmë diversitetin dhe punën në ekip.

Pozicione të disponueshme në kompaninë tonë:

Asistent i Shitjes​

Asistenti i Shitjes është përgjegjës për shërbimin profesional të klientit, paraqitjen e produkteve në dyqan dhe rritjen e volumit të shitjeve. Është një rol i shkëlqyeshëm për njerëzit që duan të njohin Sinsay nga fillimi, edhe nëse kanë përvojë minimale.

Take a look

Visual Merchandiser ​

Dekorator-i Vizual është përgjegjës për rregullimin e dyqanit sipas standardeve të VM, rritjen e volumit të shitjeve dhe shërbimin e klientit. Është një pozicion i shkëlqyeshëm për këdo me përvojë relevante në VM dhe një prirje për të ndjekur trendet.

Take a look

Zëvendës Menaxher/Shift Leader​

Zëvendës Menaxher/Shift Leader do të mbështesë Menaxherin e Dyqanit në operacionet e përditshme, duke siguruar që standardet dhe produktet të jenë të shfaqura siç duhet. Do të ofroni shërbim profesional ndaj klientëve, do të menaxhoni arkën dhe dërgesat, dhe do të bashkëpunoni me departamentet për një funksionim të koordinuar të dyqanit.

Take a look

Menaxher Dyqani​

Menaxheri i Dyqanit është përgjegjës për përmbushjen e planeve të shitjeve dhe maksimizimin e indikatorëve kryesorë të performancës. Ai/ajo gjithashtu menaxhon ekipin dhe promovon produktet në përputhje me standardet përkatëse të Menaxhimi dhe Prezantimit Vizual po ashtu dhe objektivat e shitjeve. Është një zgjedhje e shkëlqyeshme për njerëzit me 1 deri 2 vite përvojë në një pozitë të ngjashme.

Take a look

Përfitimet:

Karriera në Sinsay

Po mendoni për punën tuaj të ëndrrave? Bashkohuni me ekipin e Sinsay! Sinsay është një markë mode e disponueshme në shumicën e vendeve evropiane (online dhe offline). Është pjesë e kompanisë së modës dhe teknologjisë LPP që përfshin pesë marka: Sinsay, Reserved, Cropp, House dhe Mohito.

Në Sinsay, ne besojmë në ndershmëri dhe optimizëm. Nuk kërkojmë thjesht punonjës, por njerëz të gatshëm të bëhen pjesë e një ekipi ku mund të shprehen lirisht. Njerëz që kërkojnë një vend ku mund të punojnë me miq, dhe që dëshirojnë marrëdhënie të bazuara në besim, kulturë të dhënies së feedback-ut dhe kalimin e kohës së bashku.

Është një nga markat e modës me rritje më të shpejtë në Evropë. Në vetëm nëntë vjet, Sinsay është rritur nga 43 në 488 punonjës. Megjithatë, kemi nevojë për më shumë, pasi sapo kemi filluar, duke hapur dyqane të reja kudo dhe duke krijuar koleksione të reja emocionuese. Ejani dhe bashkohuni me një ekip njerëzish miqësorë dhe optimistë! Jemi një grup kurioz dhe mendjehapur, por kemi nevojë për ndihmën tuaj për të vazhduar zbulimin e botës përsëri! Nëse jeni si ne, nëse doni të rriteni në industrinë e modës dhe të ndërtoni marrëdhënie kuptimplota me njerëz të mrekullueshëm, ne jemi këtu për ju!

Sinsay map